Këto kufizime të garancisë nuk përjashtojnë të drejtat tuaja ligjore sipas legjislacionit shqiptar/kosovar. Kjo garanci ofrohet krahas të drejtave ligjore të konsumatorit në Shqipëri/Kosovë.
Versuni garanton produktin gjatë një afati 2-vjeçar nga data e blerjes për defekte në materiale dhe në prodhim, për sa kohë që produkti është përdorur në përputhje me udhëzuesin e përdoruesit dhe me specifikimet teknike. Versuni ofron riparimin e produktit ose, kur ky nuk është i mundur, zëvendësimin e tij.
Produktet e blera nga stoku i produkteve me defekt përjashtohen nga garancia. Po ashtu, nga garancia përjashtohen produktet e konsumit, pjesët e konsumueshme të produkteve si edhe pjesët prej xhami.
Kjo garanci nuk është e vlefshme nëse dëmi shkaktohet si pasojë e përdorimit të pasaktë, mirëmbajtjes së pamjaftueshme (p.sh. pjesë të bllokuara nga smërçi) ose nëse në produkt janë kryer ndërhyrje apo riparime nga persona të paautorizuar nga Versuni. Kufizime shtesë të garancisë, nëse ka, përcaktohen në udhëzuesin e përdoruesit të produktit.
Asnjë garanci nuk jepet kur produktet përdoren për qëllime të tjera përveç përdorimit shtëpiak. Garancia dhe shërbimi pas garancisë ofrohen ose mund të kërkohen në të gjitha vendet e renditura në seksionin gri në faqen e parë të kësaj broshure, përmes qendrave të autorizuara të shërbimit.
Në vendet ku produkti nuk shpërndahet nga Versuni, për më shumë informacion, telefononi në numrat e Departamentit të Shërbimit për Klientin të shënuar në faqen e parë të kësaj broshure.
Versuni Romania S.R.L., 46D-46E-48 Pipera Road, Office Oregon Park, Building C, 2nd Floor, room no. 1, 2nd District, Bucharest 020309, Romania (“VERSUNI”).
Kujdesin ndaj Konsumatorit – Albania
Elektro-servis
Rr. Shkëlqim Fusha, Selitë, Pallati “Matrix Konstruksion”, Kati 0 dhe +1, Tiranë, Albania
✆ +355 44509090
🌐 http://elektroservis.al